Në gjimnazin “Dertliu” ne garantojmë se mësuesit tanë janë ekspertë të dedikuar të procesit të mësimdhënies dhe jo thjesht mësimdhënës.
Kjo do të thotë se nxënësit kuptojnë se mësimi është në të vërtetë procesi, nëpërmjet të cilit ata do të mësojnë gjithçka që atyre u nevojitet për t’u bërë qytetarë të denjë.
Arsimi i mesëm i lartë punon me programe lëndore të miratuara nga MASR. Shkolla ofron mundësi, që nxënësit të zgjedhin një grup të caktuar lëndësh sipas dëshirave dhe aftësive të tyre. Programet e zgjedhura ndikojnë direkt në formimin shkencor, intelektual, shoqëror dhe estetik të nxënësve tanë.
Në gjimnaz punohet me programe të strukturuara sipas kompetencave kyçe të kurrikulës së re. Në këto klasa përdoren tekste digjitale me mësues të trajnuar.
21-vite traditë ne sistemin akademik
Shkollë me rekorde fituese në olimpiada kombetare e ndërkombetare.
Rezultate të larta në Maturën Shteterore 2019 (nota mesatare 9 për 105 maturantë). Duke u renditur keshtu një ndër shkollat me mesataren më të lartë.
Staf pedagogjik i kualifikuar e me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Klasa me një numër të vogël nxënësish, çka mundëson interaktivitet më të lartë dhe mësim të diferencuar.
Programe akademike për një mësimdhënie të dedikuar si në spektrin shkencor, edhe në atë social.
Nxënesit elitarë të shkollës “Dertliu” sot janë pjesë e elitës ndërkombetare , ku punojnë pranë kompanive më prestigjioze në nivele drejtuese.
Anglishtja jo vetem si gjuhë e parë por pjesë e kurrikulës mësimore me programe të avancuara nga mësues të huaj.
Gjuhë e huaj e dytë me zgjedhje : Gjermanisht.
Krahas programit mësimor , çdo ditë nxënësve u ofrohet konsulencë akademike dhe parapërgatitore për konkurse e olimpiada. Gjithashtu për nxënesit fitues apo ekselentë ofrojmë praktika lehtësuese e motivuese si bursa apo gjysmë-bursa.
Aktivitete social-kulturore në komunitet.
Ambiente të reja me kushte laboratorike dhe pajisje teknologjike kontemporane.
Arsimi i mesëm i lartë punon me programe lëndore të miratuara nga MASR, por shkolla ofron mundësi që nxënësit të zgjedhin dhe një grup të caktuar lëndësh sipas dëshirave dhe aftësive të tyre. Programet e zgjedhura ndikojnë direkt në formimin shkencor, intelektual, shoqëror dhe estetik të nxënësve tanë.
Programe lëndore të gjuhës së huaj:
Anglisht, gjuhë e huaj e parë.
Gjuhë e huaj e dytë me zgjedhje: Gjermanisht.
Përparësi i jepet punës në grupe, kontrollit të dijeve nëpërmjet testeve dhe sidomos të mësuarit me projekte. Përmes projekteve që nxënësit tanë realizojnë dhe prezantojnë, në fusha të ndryshme mësimore, duke përdorur teknologjinë inovative, ne krijojmë mundësinë që nxënësit të mendojnë në mënyrë krijuese.