Skip to content Skip to footer

Klubi i Shkencës

Gjimnazi “Dertliu” në Tiranë ofron një klub të veçantë për nxënësit, që kanë prirje dhe interes në lëndët shkencore, i njohur si Klubi i Shkencave. Ky klub ofron një platformë të specializuar për të përgatitje në olimpiada dhe kompeticione të ndryshme shkencore, duke përfshirë fizikën, kiminë, matematikën dhe biologjinë. Nxënësit në këtë klub marrin përgatitje të larta për të zhvilluar aftësitë e tyre shkencore.

Nivele të Larta Shkencore

Përmes orëve ekstra dhe leksioneve intensive, nxënësit përfitojnë nga
mësuesit e shkencave, të cilët ofrojnë njohuri shtesë, eksperimente
dhe provime të nivelit të avancuar për të zgjeruar dhe thelluar
njohuritë e tyre. Kjo përgatitje e dedikuar i ndihmon nxënësit të
kuptojnë koncepte komplekse dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre
shkencore.

Përgatitja për Olimpiadat

Klubi i Shkencave në gjimnazin “Dertliu” i kushton vëmendje të veçantë përgatitjes së nxënësve për olimpiadat shkencore. Nxënësit trajnohen intensivisht në fushat e fizikës, kimisë, matematikës dhe biologjisë, duke studiuar tematikën e nevojshme për kompeticionet e nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kompeticionet shkencore

Nxënësit tanë kanë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre shkencore në
një arenë më të gjerë. Ata mësojnë të zgjidhin sfida të ndryshme, të
aplikojnë njohuritë e tyre shkencore në probleme komplekse dhe të
konkurrojnë me nxënës të tjerë nga shkollat e tjera. Klubi i Shkencës
ofron mbështetje të veçantë për nxënësit që marrin pjesë në këto
kompeticione dhe i përgatit ata me strategji dhe taktika të nevojshme
për sukses.

Zgjidhja juaj për një të ardhme të sigurt!

ADRESA: Rr.”Medar Shtylla”
Vila Nr 2, Komuna e Parisit 

CEL: +355692076243

E-MAIL: info@dertliu.edu.al
              gjimnazidertliu@gmail.com  

E Hënë – E Premte : 08:00 – 15:00

INSTITUCIONET ARSIMORE “DERTLIU” janë sot një qendër edukative, me një frymë të lartë intelektuale e qytetare, me metoda europiane mësimdhënieje, me mjedise të standardeve ndërkombëtare dhe staf të kualifikuar mësuesish në çdo fushë. Laboratorë të pajisur me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e lëndëve shkencore dhe praktikave të ndryshme mësimore.

Follow us

© Copyright 2023 Gjimnazi Dertliu All Rights Reserved – Designed and Powered by: inTech.al