Skip to content Skip to footer
RRETH DERTLIU

24 vjet përvojë

Një histori e gjatë suksesi, gjimnazi privat “MËSONJËTORJA DERTLIU” daton në shtator të vitit 1999, në qytetin e Fierit, me iniciativën e bashkëshortëve Merita dhe Maksut Dertli, për t’u zgjeruar më pas në një kampus të madh arsimor, në ciklin 9-vjeçar, në vitin 2008, dhe atë të kopshtit më 2014. Hapja e “MËSONJËTORJA DERTLIU” ishte një eveniment i rëndësishëm në qytetin e Fierit, një hap konkret drejt futjes në sistemin arsimor modern me frymë europiane. Një hap dhe një sukses, i cili do të finalizohej me licencimin e GJIMNAZIT “DERTLIU” edhe në qytetin e Tiranës, më datë 7 maj 2019. INSTITUCIONET JOPUBLIKE ARSIMORE “DERTLIU” drejtohen dhe mbështeten mbi kurrikula bashkëkohore të arsimit kombëtar, gërshetuar me një frymë dhe qasje perëndimore të metodave të mësimdhënies, për të qenë të renditura denjësisht ndër shkollat më të mira në Shqipëri.

Duke besuar fort në potencialin e nxënësve të vet, duke identifikuar e zbuluar pikat më të forta të secilit individ, me parimin bazë se secili prej tyre është unik në llojin e vet, me rezultate të larta të MATURES SHTETËRORE, të olimpiadave kombëtare, por edhe çmime të shumta motivuese me kontribut qytetar, INSTITUCIONET ARSIMORE JOPUBLIKE “DERTLIU” kanë shënjuar e shënjojnë vulën e sigurt të suksesit për breza e breza ndër vite.

çfare ofrojmë?

MËSIMDHËNIE DHE KUSHTE BASHKËKOHORE

Drejtoria e shkollës çdo vit ka përcaktuar objektiva për rritjen cilësore dhe rezultate të krahasueshme me shkollat më cilësore në Shqipëri në drejtim të Maturës Shtetërore, Medalje Ari të Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ka ndërtuar programe e projekte ambicioze, të një niveli të lartë kulturor në mbështetje të të rinjve të talentuar në çdo fushë.

INSTITUCIONET ARSIMORE “DERLTIU” janë sot një qendër edukative, me një frymë të lartë intelektuale e qytetare, me metoda europiane mësimdhënieje, me mjedise të standardeve ndërkombëtare dhe staf të kualifikuar mësuesish në çdo fushë. Laboratorë të pajisur me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e lëndëve shkencore dhe praktikave të ndryshme mësimore.

Studente
0+
Vite Përvojë
0+
2
1
5
çfarë thonë për ne?

Vlerësime

Në MATURËN 2010 , Gjimnazi Privat “Mësonjëtorja Dertliu”, Fier, është certifikuar nga MASH me “CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE”, “PËR REZULTATE SHUMË TË LARTA NË MATURËN SHTETËRORE”, në 1 nga 3 gjimnazet e certifikuara në Shqipëri.

Më 6 mars 2013 , shkolla “Mësonjëtorja Dertliu” vlerësohet nga bashkia e qytetit Fier si “Krenaria e arsimit fierak”, me motivacionin, “Për rezultate të larta në formimin shkencor e qytetar të brezit të ri. Për kontributin e çmuar që ka dhënë në paraqitjen dinjitoze në fusha të ndryshme të shkencës, në ballafaqimet në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar, për rolin që ka luajtur në konsolidimin e arsimit në qytetin e Fierit”.

Në tetor 2014, shkolla “Mësonjëtorja Dertliu” vlerësohet me vendin e parë dhe çdo vit për “Kartën e Performancës” nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Fier në rankimin e shkollave të rrethit Fier.

Në korrik 2015 vlerësohet me “CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE” nga DAR Fier, me motivacionin “Si shkolla që ka fituar numrin më të lartë të vendeve të Para, të Dyta dhe të Treta në Olimpiadën Kombëtare të zhvilluar në Tiranë, në periudhën prill-maj 2015”.

Në vitin 2021, Institucionet “Dertliu” rankimohen në vendin e 2-të në nivel kombëtar.

Në 24 vite suksesi , gjimnazet “Dertliu” kanë diplomuar suksesshëm 2135 maturantë, prej të cilëve 36 nxënës me rezultate të shkëlqyera në Maturën Shtetërore, vlerësuar me “MEDALJE ARI”.

Në Olimpiadat Kombëtare në Tiranë, nxënësit e gjimnazit kanë arritje të shkëlqyera në lëndët e shkencave të natyrës që nga viti 2000-2023.

çMIME

Gjithsej 193 çmime fituese

55 Çmime të Para
61 Çmime të Dyta

77 Çmime të Treta

Në Olimpiadat Ballkanike kanë marrë pjesë 24 nxënës përfaqësues të ekipit kombëtar, duke qenë fitues në:


2 Vende të Para

2 Vende të Dyta

4 Vende të Treta

2 ÇMIME NDERI

Në Olimpiadat Botërore kanë marrë pjesë 10 nxënës përfaqësues të ekipit kombëtar dhe është fituar një ÇMIM INKURAJUES.

Për gjithë kontributin dhe përkushtimin, si një model suksesi dhe frymëzimi, për promovimin e vlerave morale, universale dhe harmoninë ndërkombëtare,“Universal Peace Federation” e ka nderuar drejtoreshën dhe krijuesen e INSTITUCIONEVE ARSIMORE “DERTLIU”, me titullin “Ambasadore e Paqes”, në prill të vitit 2018.

4
3
Dertliu

Aktivitete

Komponent po aq i rëndësishëm sa procesi mësimor pranë INSTITUCIONEVE ARSIMORE “DERTLIU”, është vlerësuar edukimi qytetar, kulturor dhe atdhetar, për një formim harmonik të botës intelektuale e morale, shpirtërore të nxënësve, të barasvlershme me atë europian, me një frymë sa më perëndimore të nxitjes së një ndjenje të kultivimit të vlerave të gjithsecilit, përmes kulturës, artit, historisë, letërsisë, të traditës dhe asaj moderne, përmes veprimtarive:

  1. Ambientaliste
  2. Vlerësimi i figurave të ndritura kulturore
  3. Vlerësimi i datave të shënuara historike të kombit shqiptar.
  4. Ndihma në mbështetje të kauzave të caktuara sociale.
  5. Kontribut qytetar në jetën e komunitetit, në bashkëpunim me institucione shtetërore, Kryqin e Kuq dhe OJF.

Për gjithë kontributin qytetar, më 19 shkurt 2015, shkolla “Mësonjëtorja Dertliu” vlerësohet nga prefektura e Qarkut Fier me “Certifikatë Mirënjohjeje”, “Për mbështetjen dhe kontributin në ndihmë të familjeve të përmbytura nga lumi Vjosa dhe Seman në Qarkun Fier, nën moton ‘Shqipëria solidare’”.

Skuadra Jonë

Stafi Dertliu

Ekipi ynë i mahnitshëm që punon çdo ditë i palodhur për t'u dhënë nxënësve tanë një edukim ekselent dhe nje eksperiencë jetë të paharrueshme!

Merita Dertli

Drejtuese

Ema Dertli

Drejtuese

Erta Prifti

Gjuhë - Letërsi

Englantina Gjinishi

Matematikë
Zgjidhja juaj për një të ardhme të sigurt!

ADRESA: Rr.”Medar Shtylla”
Vila Nr 2, Komuna e Parisit 

CEL: +355692076243

E-MAIL: info@dertliu.edu.al
              gjimnazidertliu@gmail.com  

E Hënë – E Premte : 08:00 – 15:00

INSTITUCIONET ARSIMORE “DERTLIU” janë sot një qendër edukative, me një frymë të lartë intelektuale e qytetare, me metoda europiane mësimdhënieje, me mjedise të standardeve ndërkombëtare dhe staf të kualifikuar mësuesish në çdo fushë. Laboratorë të pajisur me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e lëndëve shkencore dhe praktikave të ndryshme mësimore.

Follow us

© Copyright 2023 Gjimnazi Dertliu All Rights Reserved – Designed and Powered by: inTech.al