Këshillimi i Karrierës në shkollën tonë është i aplikuar në formën e një projekt-moduli, kur nxënësit janë në prag të orientimit në përzgjedhjen e rrugëtimit të karrierës. Në këtë projekt zbatohet një prej principeve kryesore të shkollës sonë: “Nxënësit janë unikë”. Ne besojmë në aftësitë, fuqitë dhe superfuqitë e nxënësve tanë, duke i nxjerrë ato në pah dhe duke u fokusuar që orientimi i tyre të bazohet në këto veçori.
Debate, pune në grupe, tema të realitetit, punë individuale të pavarura dhe kryesisht veprimtaritë praktike janë pikat kyçe të orientimit sa më të drejtë të nxënësve.