Art Turbina 2023
“Një përshëndetje nga Dertliu 2”
Një aktivitet i përvitshëm i nxënësve të gjimnazit “Dertliu”, këtë vit
në një konceptim ndryshe. Talentet e shkollës sonë ngjitën në skenën e
Teatrit Kombëtar “Arturbina” dy vepra të kalibrit botëror, për të
treguar poezinë e jetës që rrjedh dhe për të përçuar mesazhe të
fuqishme.
Drama “Qyteti ynë”, një dramë amerikane e skenave botërore, shkruar
nga Thornton Ëilder dhe musical i famshëm “Grease” me kërcime e të
qeshura, sollën një sukses të jashtëzakonshëm të nxënësve tanë.