🌱 Adoleshenca, si faza më e brishtë dhe e ndjeshme e jetës, ka nevojë për kujdes, mbështetje dhe informacion të drejtë.
Në këtë frymë, Gjimnazi “Dertliu”, Tiranë mirëpriti sot një takim informues me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale të Bashkisë Tiranë, nën drejtimin e znj. Anisa Subashi, Valmira Dako dhe Matilda Zizolli, si dhe me pjesëmarrjen e Policisë Bashkiake, patrullave të terrenit dhe përfaqësueses së Institutit të Shëndetit Publik, znj. Jonida Haxhiu.
🔹 Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi mbi përdorimin e substancave narkotike dhe krijimi i një hapësire të hapur dialogu për të ndihmuar të rinjtë të kuptojnë se institucionet janë pranë tyre, gati për t’i dëgjuar dhe mbështetur.
💬 Sepse vetëm duke bashkëbiseduar, mund të ndërtojmë një rini më të vetëdijshme dhe një shoqëri më të shëndetshme!













