🏅 Sukses pas suksesi për gjimnazin “Dertliu”!
Krenarë të ndajmë se 9 nxënës të shkollës sonë u shpallën fitues në fazën e dytë të olimpiadave shkollore, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë e arsimit dhe përkushtimin që karakterizon “Dertliu”-n! 💯
📚 Rezultatet e këtij viti:
- 🏆 4 fitues në Histori
- 🏆 3 fitues në Letërsi
- 🏆 1 fitues në Fizikë
- 🏆 1 fitues në TIK
Kudo ku nxënësit tanë marrin pjesë, ata përfaqësojnë me dinjitet dhe sukses veten, prindërit dhe shkollën “Dertliu”.
Këto arritje janë fryti i punës së palodhur, përkushtimit dhe pasionit për dijen që shoqëron çdo ditë jetën në institucionet tona.
👏 Urime të përzemërta për fituesit dhe mësuesit që i kanë udhëhequr drejt këtyre rezultateve të shkëlqyera!




