Nxënësi i talentuar i Gjimnazi Dertliu, Tiranë, Rejvi Dervishi – autor tashmë me dy libra të botuar – zhvilloi një takim të veçantë me Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në ambientet e Kryeministrisë.
Ky moment shënon jo vetëm vlerësimin e një talenti të ri në fushën e letërsisë, por edhe hapjen e një dialogu të pasur me nxënësit, ku Rejvi ndau rrugëtimin e tij, sfidat dhe gëzimet që sjell të jesh “shkrimtar mes vetë nxënësve”.
Faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë takim – së bashku mbështesim dhe promovojmë talentet e ardhshme!



