🏅 Një tjetër vit suksesi për institucionet “Dertliu”!
Serisë së gjatë të arritjeve të shkollës sonë i shtohen këtë vit 8 maturantë të vlerësuar me “Medalje Ari”, një nderim që përfaqëson jo vetëm rezultatet e larta në Maturën Shtetërore, por edhe përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për dijen që kultivohet çdo ditë në “Dertliu”.
🌟 Këto medalje janë fryti i një pune të qëndrueshme ndër vite, i vullnetit të nxënësve për të arritur më të mirën dhe i përkushtimit të palodhur të stafit mësimor për të nxitur ekselencën.
Çdo vlerësim është dëshmi e cilësisë dhe suksesit të vazhdueshëm që identifikon emrin “Dertliu”.
👏 Nxënës të tillë janë shembull dhe krenari — për ne, për prindërit e tyre dhe për të gjithë vendin tonë, që dëshmon se mundi dhe puna e mirë shpërblehen gjithmonë!









