Loading Events

Jemi krenarë të ndajmë se nxënësja jonë, Patricha Dede, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar “Leonardo 4 Children: Climate, Equality and Peace”, zhvilluar më 6 tetor 2025 në Bruksel. 🇪🇺

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 300 talente të reja nga e gjithë Europa, ku Patricha u rendit në Top 20 fitueset, duke përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe Gjimnazin “Dertliu”.

Ky konkurs, pjesë e nismës @leonardo4children , synon të frymëzojë brezat e rinj për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe të qëndrueshme përmes edukimit, artit dhe shkencës. 🎨🔬