Loading Events

📚🔔 Një vit i ri shkollor, një fillim i ri suksesi në institucionet “Dertliu”!

Me emocione, buzëqeshje dhe pritje të ngrohtë, Gjimnazi “Dertliu”, Tiranë hapi dyert për nxënësit e rinj që ulen për herë të parë në bankat tona, si dhe për maturantët që nisin kapitullin e fundit të këtij udhëtimi arsimor.

🎓 Një brez ikën, një tjetër vjen, por ajo që mbetet e pandryshuar është cilësia, përkushtimi dhe suksesi i padiskutueshëm që mbart emri “Dertliu”!

🙏 Faleminderit prindër dhe nxënës për besimin dhe bashkëpunimin — ai është vlerësimi më i madh për ne! 💯