Skip to content Skip to footer

Në gjimnazin “Dertliu” ne garantojmë se mësuesit tanë janë ekspertë të dedikuar të procesit të mësimdhënies dhe jo thjesht mësimdhënës.
Kjo do të thotë se nxënësit kuptojnë se mësimi është në të vërtetë procesi, nëpërmjet të cilit ata do të mësojnë gjithçka që atyre u nevojitet për t’u bërë qytetarë të denjë.
Arsimi i mesëm i lartë punon me programe lëndore të miratuara nga MASR. Shkolla ofron mundësi, që nxënësit të zgjedhin një grup të caktuar lëndësh sipas dëshirave dhe aftësive të tyre. Programet e zgjedhura ndikojnë direkt në formimin shkencor, intelektual, shoqëror dhe estetik të nxënësve tanë.
Në gjimnaz punohet me programe të strukturuara sipas kompetencave kyçe të kurrikulës së re. Në këto klasa përdoren tekste digjitale me mësues të trajnuar.

 

1. 21-vite traditë ne sistemin akademik

2. Shkollë me rekorde fituese në olimpiada kombetare e ndërkombetare.

3. Rezultate të larta në Maturën Shteterore 2019 (nota mesatare 9 për 105 maturantë). Duke u renditur keshtu një ndër shkollat me mesataren më të lartë.

4. Staf pedagogjik i kualifikuar e me experience të gjate në mësimdhenie. Klasa me një numër të vogel nxënesish cka mundëson interaktivitet më të lartë dhe meëim të diferencuar.

5. Programe akademike për një mësimdhenie të dedikuar si në spektrin shkencor edhe në ate social.

 

6. Nxënesit elitar të Shkolles “Dertliu” sot jane pjese e elites ndërkombetare , ku punojne prane kompanive me prestigjoze në nivele drejtuese.

7. Anglishtja jo vetem si gjuhë e parë por pjese e kurrikules mesimore me programme të avancuara nga mesues te huaj.

Gjuhe e huaj e dytë me zgjedhje : Gjermanisht , Frengjisht.

8. Krahas programit mësimor , cdo ditë nxënësve u ofrohet konsulencë akademike dhe parapërgatitore për konkurse e olimpiada. Gjithashtu për nxënesit fitues apo ekselente ofrojme praktika lehtësuese e motivuese si bursa apo gjysme-bursa.

9. Aktivitete social-kulturore në komunitet.

10.Ambiente te reja me kushte laboratorike dhe pajisje teknologjike kontemporane.

Arsimi i mesëm i lartë punon me programe lëndore të miratuara nga MASR, por shkolla ofron mundësi që nxënësit të zgjedhin dhe një grup të caktuar lëndësh sipas dëshirave dhe aftësive të tyre. Programet e zgjedhura ndikojnë direkt në formimin shkencor, intelektual, shoqëror dhe estetik të nxënësve tanë.

Programe lëndore të gjuhës së huaj:
Anglisht, gjuhë e huaj e parë.
Gjuhë e huaj e dytë me zgjedhje: Gjermanisht, Frengjisht dhe Italisht.

Përparësi i jepet punës në grupe, kontrollit të dijeve nëpërmjet testeve dhe sidomos të mësuarit me projekte. Përmes projekteve që nxënësit tanë realizojnë dhe prezantojnë, në fusha të ndryshme mësimore, duke përdorur teknologjinë inovative, ne krijojmë mundësinë që nxënësit të mendojnë në mënyrë krijuese.

ADRESA: Rr.”Medar Shtylla” Vila Nr 2, Komuna e Parisit
CEL: +355692076243
E-MAIL: info@dertliu.edu.al E-MAIL: gjimnazidertliu@gmail.com 
ORARI: 08:00 – 17:00
Fundjava: Pushim

Një histori e gjatë suksesi, gjimnazi privat “MËSONJËTORJA DERTLIU” ‘daton në shtator të vitit 1999, në qytetin e Fierit, me iniciativën e bashkëshortëve Merita dhe Maksut Dertli, për t’u zgjeruar më pas në një kampus të madh arsimor, në ciklin 9-vjeçar, në vitin 2008, dhe atë të kopshtit më 2014.

Follow us

Copyright Shkolla Dertliu 2023 © All rights reserved – Designed & Build by: inTech.al